Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi ku kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme ku, në fshatin Sheqeras, Maliq, ngeli i dëmtuar me mjet presës thikë një 15- vjeçar, jashtë rezikut për jetën, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14- vjeçar, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokrori, për vlerësim pasi shtetasi P. D., 75 vjeç, banues në Libonik, është dërguar në spital nga familjarët për mjekim me dëmtime në kokë. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dyshohet se 75-vjeçari ka rënë nga shkallët e banesës, pasi vuan nga hipertensioni, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.