DVP Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Durrës

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. P., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dje, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen A. M., 42 vjeçe, këmbësore, e cila humbi jetën në vendngjarje;

A. L., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me dy automjete, me pasojë dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. F., 77 vjeçe, banuese në fshatin Xhafzotaj, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë sportive shtetasen V. L., 50 vjeçe, banuese në fshatin Xhafzotaj. Nga kontrolli në banesën e shtetases D. F. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.