Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 61 vjeçe, notere, dhe Z. M., 72 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi P. M., 70 vjeç, se këta 2 shtetas kanë tjetërsuar prona, me dokumente false. Vijojnë verifikimet rreth këtij kallëzimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. K., 78 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një 46-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Në Komisariatin e Policisë Mirditë, ka kallëzuar dje, shtetasi Gj. Ll., 81 vjeç, se vëllai i tij, shtetasi P. Ll., 72 vjeç, banues në fshatin Munellë, Mirditë, i ka penguar hyrjen në banesë, nëpërmjet një muri që ka ndërtuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.