Tiranë/Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji, në një pallat, identifikohen dhe kapen 2 autorët

Tiranë

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji, në një pallat, identifikohen dhe kapen 2 autorët.

Vëllezërit e arrestuar, me precedentë të theksuar për vjedhje.

Gjendet në afërsi të banesës së këtyre shtetasve, dhe sekuestrohet motomjeti i vjedhur.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të denoncimeve të shtetasve N. Ç. dhe A. P., se te pallati që administron ky i fundit, në rrugën “Besa”, ishin vjedhur 1 motomjet dhe disa matësa uji, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët.

Konkretisht, u arrestuan vëllezërit, shtetasit A. N., 33 vjeç dhe K. I., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.