Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. Z., 40 vjeç, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. 40-vjeçari u kap nga shërbimet e PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:
-kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;
-vunë në pranga shtetasen A. T., 28 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, pasi nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj një 21-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi G. P., 56 vjeç, më datë 12.05.2025, dyshohet ka konsumuar Fotoksinë, në banesën e tij, në fshatin Topojë, dhe si pasojë ka humbur jetën;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në ambientet e një shkolle jopublike në Fier, më datë 13.05.2025, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak, ka humbur jeten shtetasi A. D., 64 vjeç, shofer i një prej automjeteve për transportin e nxënësve të shkollës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.