Dibër/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat paguhet akcizë.

Komisariati i Policisë Kufitare Dibër

Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat paguhet akcizë.

Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut, 412 litra karburant, Policia Kufitare kap dhe vë në pranga 54-vjeçarin.

Sekuestrohen 17 bidonë me benzinë dhe naftë dhe automjeti me të cilin i transportonte 54-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër, në vijim të monitorimit të kufirit dhe kontrollit të imtësishëm, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat paguhet akcizë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë, në hyrje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. Ç., në të cilin u gjetën 17 bidonë të mbushur me 412 litra benzinë dhe naftë, që ky shtetas po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar.

Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashku me automjetin, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi P. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.