DVP Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe ka tentuar t’i djegë automjetin. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë);
P. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.