Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. K., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. Z., 21 vjeçe dhe A. G., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilën qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën një sasi Cannabisi, që dyshohet se e posedonte 25-vjeçari;

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan shtetasin K. Gj., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi të vogël Kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Y., 55 vjeç, pasi nëpërmjet celularit, ka kanosur një 70-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasit E. K., 28 vjeç dhe Z. T., 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi E. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. A., 79 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me send të fortë, një 56-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasin E. A., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 25-vjeçar dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 19 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 57 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, një 37-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.