DVP Lezhë/Procedohet penalisht 1 shtetase

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. I., 28 vjeçe, banuese në fshatin Baldushk, Tiranë, pasi dje, në aksin rrugor “Laç–Gorre”, automjeti që ajo drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja E. I., e cila po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.