Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e bërë më datë 11.05.2025, nga shtetasi L. N., 64 vjeç, për vjedhjen e automjetit të tij, kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar dy shtetas 16 vjeç, të cilët dyshohet se kanë vjedhur këtë automjet, gjatë natës. Automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Balldren dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 24 vjeç, banues në fshatin Gajush, pasi ka dëmtuar lehtë me thikë, në dorë, nënën e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi A. N., 44 vjeç, banues në Fushë Kuqe, ka kallëzuar se, gjatë natës, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në vendin e quajtur “Laguna e Patokut”, janë hedhur inerte me qëllim ndryshimin e regjimit të tokës.
Më datë 11.05.2025, shtetasi V. M., 51 vjeç, banues në Gajush, ka kallëzuar se i kanë thyer xhamin e automjetit të tij që e kishte ndaluar në rrugë dhe i kanë vjedhur portofolin. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
–
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Rrilë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. Rr. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.