Kukës – Vijon operacioni policor i koduar “Kroi ”, vihet në pranga 1 shtetas

Kukës/Vijon operacioni policor i koduar “Kroi ”.

Shkon në 2 numri i të arrestuarve.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, identifikohet dhe vihet në pranga autori tjetër i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Tejdrinë.

Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të operacionit policor “Kroi”, vuri në pranga shtetasin L. M., 50 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ai akuzohet se në muajin qeshor 2024, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin N. M. (i arrestuar në muajin mars 2025), ka kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.