Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen S. T., 26 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në subjektin ku ajo është drejtuese teknike, është dëmtuar lehtë një punonjëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
M. S., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
M. Ç., 42 vjeç, banues në Podgorie, pasi me vetëgjyqësi, ka dëmtuar një sipërfaqe toke të mbjellë me bimë të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec, ka kallëzuar shtetasi M. B., 42 vjeç, banues në Pogradec, se në banesën e tij ka konstatuar dëmtime në xhamin e dritares. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar një predhë e dyshuar arme zjarri. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar shtetasi S. R., 48 vjeç, banues në Korçë, se i kanë vjedhur automjetin e tij, që e kishte parkuar në lagjen nr. 17, Korçë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më datë 12.05.2025, në fshatin Mesmal, Maliq, në vendin e quajtur “Shkëmbi”, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. Sh., 76 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Më datë 12.05.2025, shtetasi U. Gj., 53 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar pesticide. Aktualisht po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.