DVP Berat
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 34 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 39 vjeç dhe A. D., 32 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. B., 24 vjeç, banues në Kuçovë.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.05.2025, ka kallëzuar shtetasi K. T., 69 vjeç, banues në fshatin Drizë, Kuçovë, se shtetasi B. L., 58 vjeç, me detyrë anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit në fshatin Drizë, i ka kërkuar që të votojë për një subjekt politik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.