Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Mërtish, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. L., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi ka kallëzuar shtetasi F. P., 43 vjeç, se shtetasi R. Z., 57 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, kryetar i një subjekti politik në Kolonjë, i ka dhënë shuma parash disa shtetasve, me qëllim blerjen e votave në favor të një subjekti politik.
Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.