Policia e Shtetit, e angazhuar për procesin zgjedhor

Policia e Shtetit
Shërbimet e Policisë së Shtetit të planëzuara me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore janë paraqitur në orën 18:00 të datës 10.05.2025, për marrjen në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë vendin, ku vijon ende marrja e objekteve zgjedhore në dorëzim në disa zona.
Ky shërbim do të vijojë pa ndërprerje deri në mëngjesin e datës 11.05.2025, kur do të nisin punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe ato Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Në funksion të kësaj, janë planëzuar gjithsej 5318 punonjës policie, të cilët janë angazhuar për të garantuar sigurinë në 93 KZAZ dhe në 5225 Qendra Votimi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur Grupi Qendror i Drejtimit dhe Monitorimit, i cili është në kontakt të vazhdueshëm dhe koordinim të plotë me 12 grupet e drejtimit të ngritura në çdo Drejtori Vendore të Policisë. Këto struktura monitorojnë në kohë reale situatën që u raportohet nga strukturat në terren, ndjekin zbatimin e detyrave operacionale dhe përpunojnë informacionin, për të garantuar transparencë të plotë.
Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur me profesionalizëm dhe integritet detyrat e përcaktuara në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Kodin Zgjedhor.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona, rrugë dhe spital
Mund të jetë një imazh i 2 persona, ambulancë, spital dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona, ambulancë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "김추 าด 0 2 VENDER DE SK ENDERBEJ 9VJEÇARE"
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe spital
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "だ FIDAON, FIDEN,NJE TeK NJỄ "K "KOLE OLI Ο JETİ Mise M MARGJIN M GJINI" G I" POLICIA"
Mund të jetë një imazh i 1 person