Përfundon faza e dytë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, e cila u zhvillua gjatë gjithë ditës së sotme në Tiranë. Masa të shkëlqyera dhe një bashkëpunim mjaft i mirë mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, duke koordinuar me organizatorët e garës.
Në përfundim të etapës së dytë, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka përcjellë një tjetër mesazh vlerësimi e inkurajimi për efektivat.
Drejtor Proda: Të dashur kolegë:
“Përballimi me sukses i etapës më të vështirë të Giro d’Italia, që u zhvillua sot në Tiranë, është dëshmi e qartë e përkushtimit dhe profesionalizmit tuaj dhe një provë e fortë se organizata jonë i ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për të përballuar sfida të tilla dhe akoma më të mëdha. Ju falënderoj të gjithëve për kontributin. Inkurajoj secilin prej jush për të kontribuar njësoj si deri tani edhe gjatë fazës së fundit të Giro d’Italia, që do të zhvillohet nesër në qarkun Vlorë, me qëllim që i gjithë ky aktivitet i jashtëzakonshëm të përmbyllet me sukses.
Suksese dhe krenar për të gjithë ju.”















