Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Q. T., 60 vjeç, pasi në fshatin Bërdicë e Sipërme, ka shpërdoruar një sipërfaqe toke, duke hedhur inerte;
-N. C., 68 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, dhe ka shpërdoruar një sipërfaqe toke, duke hedhur inerte.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, me dëmtime në kokë, shtetasi N. Th., 64 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka deklaruar se ishte rrëzuar gjatë punës për ndërtimin e një objekti, në Malin e Zi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 26 vjeç, banues në fshatin Vrith, pasi ka kallëzuar shtetasi M. M., 47 vjeç, se 26-vjeçari ka thyer disa orendi në lokalin e tij, në fshatin Vrith.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.