Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit E. I., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Lefter Talo”, Sarandë, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. Gj., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.