Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. B., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-D. Z., 52 vjeç, pasi në gjendje të dehur, ka fyer ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;

-E. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes në stadiumin e Elbasanit, është futur në fushën e lojës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.