Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen D. S., 33 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin elektrik me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një 17-vjeçar dhe më pas motomjeti elektrik është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 45 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasi A. A. dhe 17-vjeçari.
Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin G. B., 47 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. B., 47 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”;
-N. D., 29 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit N. T., 82 vjeç, në fshatin Selcë.
-Më datë 04.05.2025, shtetasi F. Ll., 34 vjeç, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Kryezi, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.