Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
•Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin T. Ç., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe për pasojë është përplasur me katër automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Potam”, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Fier, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi D. B., 50 vjeç, se për motive të dobëta e ka goditur me grusht në fytyrë.
•Po nga këta specialistë, u referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi M. Dh., 48 vjeç, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, e ka goditur me grusht.
•Sot, rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Skërficë”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje një automjet tip “Jeep”, me drejtues shtetasin K. B., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.