Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. Xh., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. P., 24 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, këtyre dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit D. S., 50 vjeç, banues në Peqin dhe R. H., 42 vjeç, pasi u kapen duke kryer punime ndërtimi pa leje, në pronat e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. Sh., 56 vjeç dhe L. P.,65 vjeç, pasi janë konfliktuar me njeri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.