Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. L., 29 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi të vogël Kokaine.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar pas komunikimit me Prokurorin bënë ndalimin me iniciativë të shtetases E. V., 50 vjeçe, pasi në anë të mashtrimit se do i blinte një pronë në Tiranë i ka marrë 36 000 euro shtetasit M. C.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. K., 60 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 50-vjeçare;
-A. G., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve, pasi qeni i tij ka kafshuar një 67-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 76 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit nuk e ka paguar sipas kontratës organizatoren e një aktiviteti;
-shpallën në kërkim shtetasin F. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar me një 60-vjeçar, dhe më pas i ka vjedhur celularin dhe një shumë të vogël parash. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 18-vjeçar, pasi ka aksidentuar me monopatinë këmbësoren P. A., 81 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasen A. T., 31 vjeçe, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Myslym Keta” ka vjedhur automjetin e shtetasit A. E;
-arrestuan shtetasin Dh. R., 69 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shkop shufër si të policisë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 62 vjeç, me detyrë drejtues teknik i një firme, pasi dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në kantier shtetasja M. J., 61 vjeçe(kalimtare), e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. H., 38 vjeç dhe B. H., 51 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin K. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsin” automjeti që drejtonte ka përplasur një monopatinë me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 33-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

-Më datë 03.05.2025, shtetasi K. I., 31 vjeç, kallzon tek Liqeni Artificial, për motive të dobëta, është goditur nga dy persona të panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
-Me datë 03.05.2025, një shtetas i mitur 17 vjeç, kallëzon se është konfliktuar me disa bashkëmoshatar të tij. Punohet për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
-Me datë 03.05.2025, një shtetas i mitur 14 vjeç, kallëzon se është konfliktuar me 2 bashkëmoshatar të tij. Punohet për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
-Më datë 03.05.2025, shtetasi T. Z., 46 vjeç, kallzon se më datë 02.05.2025, i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja S. V., 36 vjeçe.Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.