Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshëm përndiqte dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj një 48-vjeçare, me të cilën kishte pasur një lidhje intime.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. M., 64 vjeç, banues në Kamenicë, pasi dyshohet se e ka kanosur me fjalë, dhe i ka pushtuar një sipërfaqe toke një 82-vjeçari.

Më datën 02.05.2025 në orën 14:00 shtetasi R. P., 41 vjeç, banues në Korçë, në magazinën e tij në lagjen nr. 18 Korçë, duke punuar aksidentalisht i është derdhur benzinë, e cila ka marrë flakë. Si pasojë e flakëve, ka pësuar djegie në të dyja këmbët dhe në dorë. 41-vjeçari aktualisht po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1 Pogradec, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Rrugore i cili po verifikonte një rast aksidenti me dëme materiale.

Më datën 02.05.2025 në orën 18:00,në banesë e saj në fshatin Kriçkovë, shtetasja L. F., 53 vjeçe, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh. Aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Xh., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. L., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.