Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.
Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 7 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 43 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vendosur gjithsej 2422 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
⛔ 138 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
186 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
39 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
21 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚠️ 39 masa për xhama të errësuar;
❌ 269 masa për parakalime të gabuara;
683 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
❌ 101 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
⚠ 946 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular