Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. K., 40 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 28 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. V., 28 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Më datë 27.04.2025, shtetasi V. N., 71 vjeç, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Muriqan, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
-Më datë 27.04.2025, shtetasi B. Z., 66 vjeç, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Samrish, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.