Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 34 vjeç, banues në Athinë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 35 vjeç, banues në Rrëmenj, pasi ka kanosur një shtetas të mitur, për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja kanadeze D. W., 73 vjeçe, duke lëvizur me biçikletë, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.