Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin D. C., 36 vjeç, banues në Tragjas, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij “tabakino” dhe në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike, kanabis dhe kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin A. S., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka vjedhur disa produkte në një supermarket në lagjen “Pavarësia”.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi më datë 26.04.2025, në lagjen “Isa Boletini”, ka ndërruar jetë, në banesën e tij, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi G. B., 90 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për shtetasin S. K., 62 vjeç, pasi më datë 26.04.2025, ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi L. M., 76 vjeç, se për motive të dobëta kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Berat, sepse më datë 17.04.2025, ka marrë një automjet me qira nga shtetasi A. S., në Sarandë dhe nuk ia ka kthyer deri më sot.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin A. Gj., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet, në rrugën “Bulevardi Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin H. D., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin D. Xh., 68 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.