Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. O., 39 vjeç, banues në Tiranë, H. Sh., 37 vjeç dhe R. K., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
-E. S., 53 vjeç, pasi në fshatin Vulcan, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar 53-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. Ç., 23 vjeç, banues në Lushnje, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K., 24 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi Sh. K., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në këto 2 automjete, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-E. Q., 20 vjeç, pasi në fshatin Marinëz, Belsh, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar 20-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. C., 34 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka kanosur për shkak të detyrës kryeplakun e fshatit Polis, shtetasin K. S., 41 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. S., 76 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.