Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për aksidentin rrugor “Maliq-Korçë”, ku ngeli i dëmtuar shtetasi O. K., iu informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për këtë shtetas për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. K., 33 vjeç, banues në Pirg, Maliq, pasi në aksin rrugor “Ponçarë- Bilisht”, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi duhani që dyshohet se 33 vjeçari e ka futur kontrabandë nga Greqia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
– K. L., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje;
– V. R., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka hequr disa shtylla në kufirin ndarës midis tokës së tij dhe vëllait të tij;
– A. Ç., 42 vjeç, banues në Dushar, pasi ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
S. P., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Për një 10-vjeçar, për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” nga pakujdesia, pasi duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet, i cili si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.
Specialistët e Hetimit e Narkotikëve referuan materialet ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues më Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa.
Më datën 26.04.2025, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “SkënderbeuU19- Partizani U19”, një shtetas i pa identifikuar ka goditur me shishe uji në drejtim të fushës, duke u dëmtuar lehtë një lojtar i Partizanin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.