Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët e për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, kapën dhe ndaluan shtetasin A.H., 63 vjeç, banues në Peshkopi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte pjesëmarrësit në takim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S.M., 20 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 16-vjeçar.
-A.R., 51 vjeçe, banues në Klos, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, një 47-vjeçare.
-Y.K., 43 vjeç, banues në Burrel, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka bërë kallzim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, duke deklaruar që është dhunuar e kryer veprime të turpshme nga persona të panjohur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër , për veprime të mëtejshme.