DVP Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. V., 18 vjeç dhe referuan materialet në Prokoruri ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 18 vjeç, pasi të dy këta shtetas sapo kanë parë shërbimet e Policisë kanë hedhur nga motomjeti me të cilin qarkullonin një sasi të vogël kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë materiale. Gjatë verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se shtetasi A. V, e drejtonte motomjetin, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit “Mystery” kapën dhe ndaluan shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni A. H., 22 vjeç. Ky shtetas në bashkëpunim me A. M( i arrestuar me parë) dhe A. U(ende në kërkim) gjatë muajit prill kanë vjedhur 3 biçikleta dhe 3 monopatina;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. R., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur një 45-vjeçar, për motive të dobëta;
-A. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 35-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Q. R., 69 vjeç dhe E. R., 74 vjeç, vellezër, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin. Gjithashtu, dyshohet se 69-vjeçari, ka kanosur me armë gjahu vëllain e tij. Arma e gjahut bashkë me lejen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-shpallën në kërkim shtetasin E. D., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. J., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Punohet për kapjen e 34-vjeçarit.
-shpallën në kërkim shtetasit E. F., 35 vjeç, F(K). T., 33 vjeç dhe T. A., 30 vjeç, pasi, në mesnatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur dyshohet me sende të forta shtetasin E. Gj., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. Gj., 26 vjeç si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 35 vjeç, pasi automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. B. Si pasojë është dëmtuar 35-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, gjatë verifikimeve ka rezultuar se 35-vjeçari, e drejtonte motomjetin, pa lejen përkatëse;
-D. K., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Më datë 24.04.2025, shtetasi F. L., 54 vjeç, kallëzon se në rrugën “Aleksandër Moisiu”, 2 persona të paidentifikuar, e kanë goditur me grushte. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.