Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. D., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël Kokaine.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. F., 77 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 2 granata;
-H. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e shtetases A. Xh.;
-S. K., 29 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur njërin nga bashkëpronarët e kopshtit që frekuenton fëmija i saj dhe bashkëshorten e tij, si dhe i ka dëmtuar këtij shtetasi, celularin, sepse pretendon se stafi i kopshtit nuk e ka njoftuar se fëmija i saj është gërvishtur nga një fëmijë tjetër, në ambientet e kopshtit. Ndërkaq, po kryhen hetime dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e stafit të kopshtit, në lidhje me pretendimet e 29-vjeçares.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin A. M., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 21-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Dh., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 43-vjeçar.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit H. T., 69 vjeç dhe Sh. C., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Më datë 23.04.2025:
-dyshohet se duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi N. Sh., 77 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve;
-ka njoftuar shtetasja G. Dh, 33 vjeçe, se i ishte lënë në xhamin e automjetit, një letër me shkrimin “Parko diku tjetër!”. Nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, rezultoi se letra ishte vënë nga shtetasja P. K., 25 vjeçe, pasi 33-vjeçarja i kishte bllokuar me automjet, rrugëkalimin për në banesë;
-kanë kallëzuar shtetasit K. K., 30 vjeç dhe B. K., 20 vjeç, vëllezër, se shtetas të paidentifikuar i kanë zënë rrugën automjetit me të cilin po lëviznin këta shtetas dhe më pas i kanë goditur me grushte. Punohet për verifikimin e kallëzimit dhe për zbardhjen e autorësisë së këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.