Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. P., 27 vjeç, banues në Laç, pasi mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Laçit, ka kryer manovra të rrezikshme, me automjet, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Punohet për kapjen e shtetasit A. P. dhe për gjetjen e automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 26 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin F. F., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar një 33-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur. Punohet për kapjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.