DVP Kukës – Arrestohet 1 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 19 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Pasditen e djeshme, në rrugën “Radio Kukesi – Spitali Kukes”, shtetasi M. M., duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen B. M. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.