Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 27 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbante në automjet, 1 shkop gome.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk M. K., 29 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur në vendin e quajtur “Rruga e Lumit”, 2 këmbësore, konkretisht shtetasen A. Gj., 47 vjeçe dhe vajzën e saj 13 vjeçe, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen P. S., banuese në Durrës, pas kallëzimit të ish-bashkëshortit të saj, se kjo shtetase me vetëgjyqësi, i ka hyrë në pronë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 14.04.2025, ka vjedhur 1 televizor, në një banesë në lagjen “Çlirim”. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.