Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve te fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. M., 38 vjeçe, pasi ka hapur llogari false në rrjete sociale, me të dhënat e një 46-vjeçareje, dhe ka postuar foto të saj, me tekste fyese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, pasi nga hetimet e kryera dhe bazuar në një video të publikuar në një portal, rezultoi se ky shtetas, më datë 22.04.2025, ka vjedhur cigare elektronike, në kioskën e shtetasit B. Q.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasve:
R. H., 34 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar me një 42-vjeçar, për motive të dobëta;
-B. T., 49 vjeç, me detyrë drejtues teknik i një firme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi shtetasi I. D., 55 vjeç, duke punuar në një objekt të kësaj firme, ka rënë nga lartësia. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
-P. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka vënë pajisje gjurmuese në banesën dhe në automjetin e ish-bashkëjetueses së tij;
-M. J., 48 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar me një 40-vjeçare, për motive të dobëta;
-shpallën në kërkim shtetasen S. M., 20 vjeçe, pasi dyshohet se nuk ka paguar për një rezervim të bërë në një subjekt privat, në muajin mars.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. S., 27 vjeç, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, ka kryer parakalim të gabuar me automjet dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar. Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë e ftohtë dhe një fenelinë si e Policisë;
-për një 17-vjeçar, pasi ka goditur me grusht një bashkëmoshatar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin M. Rr., 22 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Sh., 57 vjeç, pasi ka goditur me send të fortë, një 64-vjeçar, për motive pronësie;
-P. Sh., 87 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në rrugë;
-M. Sh., 62 vjeç, pasi ka goditur me grusht, një 40-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim shtetasin S. Z., 43 vjeç, pasi dyshohet se më datë 21.04.2025, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Punohet për kapjen e tij dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin M. M., 27 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Në fshatin Priskë, në tokën në pronësi të shtetasit B. H., janë konstatuar disa granata dore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. U njoftuan Forcat Xheniere, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.