Tiranë/Brenda 24 orëve, goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, peshore elektronike dhe aparate celular.
Vihen në pranga 2 shtetas(posedues dhe shpërndarës së lëndës narkotike)
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit Nr. 1 dhe 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
K. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza të gatshme për shitje.Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndante sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante me automjet.
Q. Z, 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.