Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. M., 37 vjeçe, banuese në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj, 17 vjeçe;
-B. M., 34 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet të Policisë. Nga përplasja ka patur vetëm deme materiale;
-R. K., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. O., 26 vjeç dhe E. O., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 60-vjeçar.

Ditën e djeshme:
-dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik të objektit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. Sh., në lagjen “Gjeologu”. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale;
-dyshohet se aksidentalisht, ka renë nga lartësia e murit rrethues të shkollës ku ishte nxënës, një 14-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar rrethanat e rasteve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër , për veprime të mëtejshme.