Raporti i ngjarjeve, 19,20,21,22 prill 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 339 shtetas, konkretisht: 57 shtetas janë vënë në pranga, 265 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 27 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 27 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 47 raste, 6 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 47 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 13 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 10 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 24 raste, 7 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 57 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 57 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 23 raste. 7 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 33 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-7 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 2 shtetas janë arrestuar dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të moskallëzimit të krimit. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 3 shtetas janë arrestuar;

-3 raste të fyerjes. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit. 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të kanosjes për shkak të detyrës. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të dhunimit të banesës. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike, njëri prej tyre me autor/ë të pidentifikuar. Për rastin tjetër, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vetëgjyqësisë. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i përndjekjes. 1 shtetas është arrestuar;

-1 rast i shfrytëzimit për prostitucion. 2 shtetas janë ndaluar;

-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, peshkimit të ndaluar, shpifjes, përvetësimit të sendeve të vjedhura, veprimeve të dhunshme në aktivitete sportive, shpërdorimit të detyrës, trafikimit të mjeteve motorike, mbajtjes pa të drejtë të uniformës, veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe keqtrajtimit të kafshës, me 12 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas, të kërkuar përkatësisht për:

-“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prostitucioni”;

-“Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve

me burgim”;

-“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë”.

Për 1 shtetase ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Braktisja e fëmijës së mitur”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 16 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetase ka humbur jetën dhe 20 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 67 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 25 shtetas janë vënë në pranga dhe 43 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

DVP/DVKM Kukës

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Sh., 58 vjeç, pasi në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar. 58-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin K. G., 36 vjeç, banues në Kukës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

 

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin M. M., 69 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shtyrë shtetasin A. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dëmtuar lehtë në dorë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. D., 64 vjeç, banues në Zvicër, dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kosovë, pasi gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në afërsi të fshatit Debrunë, në automjetin në pronësi të shtetasit L. D., të cilin e drejtonte shtetasi B. D., u gjetën dhe u sekuestruan mallra të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, rezultoi se automjeti ishte kaluar ilegalisht në kufi.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. Sh., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Milot-Mamurras”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. L., 39 vjeç, banues në Laç. Nga aksidenti u dëmtua pasagjerja në automjetin që drejtonte shtetasja D. Sh., e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. M., banues në fshatin Malaj, pasi gjatë kontrollit në një stallë bagëtish në fshatin Tarazh, u gjet një armë zjarri pushkë, që dyshohet se e posedonte ky shtetas. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka kallëzuar shtetasi E. U., 34 vjeç, se më datë 22.04.2025, rreth orës 03:30, në afërsi të shinave të trenit, në qytetin e Laçit, është kanosur me armë zjarri nga 4 shtetas që nuk i njeh, të cilët lëviznin me një automjet. Vijojnë hetimet lidhur me kallëzimin.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. P., 22 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Cërrik”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin S. Rr., 59 vjeç, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

 

-Q. Gj., 25 vjeç dhe Y. Gj., pasi kanë goditur me grushte shtetasin L. O., 35 vjeç, për motive të dobëta;

 

-F. A., 58 vjeç, A. D., 47 vjeç F. Ç., 52 vjeç, K. A., 36 vjeç, S. H., 34 vjeç, E. A., 28 vjeç, F. H., 46 vjeç, M. Ç., 60 vjeç, M. Ç. 30 vjeç dhe A. A., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, kanë bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeteve në këtë aks, me pretendimin se rruga që po ndërtohet aty, kalon në fshatin Hotolisht dhe rrezikon banesat e banorëve të fshatit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. F., 19 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. H., 57 vjeç, për motive të dobëta.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 21 vjeç, pasi ka kanosur një 49-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. T., 24 vjeçe, pasi ka goditur me sende të forta dhe ka kanosur një 34-vjeçare, për motive të dobëta;

-shpallën në kërkim shtetasin K. T., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Punohet për kapjen e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin E. I., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 20-vjeçare;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Ll., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka shqetësuar një 37-vjeçar, nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. Xh., 29 vjeç, pasi ka kanosur një 32-vjeçar, për motive të dobëta;

-F. P., 38 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka goditur një 39-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-A. S., 36 vjeç dhe E. P., 47 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

-F. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. Gj. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

-Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

-Më datë 21.04.2025, në Rrugën e Kavajës, në një godinë të braktisur, dyshohet se është vetëdëmtuar me mjet prerës, shtetasja R. C., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Vakumi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

 

5 ditë më parë, në fshatin Balldre, transportonte rreth 34 kg kanabis, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar), kapet në Tiranë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

 

Këta 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte, prodhonte dhe shiste kanabis, në Lezhë.

 

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Vakumi”, kanë bashkëpunuar me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u kap në Tiranë ndërkohë që udhëtonte me taksi dhe u vu në pranga shtetasi:

 

  1. N., 36 vjeç, banues në Lezhë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se 5 ditë më parë, në rrugën e fshatit Balldre, në bashkëpunim me shtetasin D. N. (i cili u arrestua në flagrancë), po transportonte rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, por gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet.

 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 31 vjeç, banues në Përmet, pasi ka goditur me grusht një 26-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Xh., 40 vjeçe, banuese në Luftinjë (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. Ç., 37 vjeçe, banuese në Libohovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me gurë, automjetin e kushëririt të tij, shtetasit E. Ç., për motive të dobëta.

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. M., 63 vjeç, banues në Greqi, dhe G. M., 40 vjeçe, banuese në Angli, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

 

-F. H., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë;

 

-një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Pogradec- Korçë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen D. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Zh., 24 vjeç, banues në Tren, pasi dyshohet se ka vjedhur disa thasë me foragjere, nga dyqani i babait të tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Zh. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash gjyshes së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

Ë. B., 35 vjeç, banues në Podgorije, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 48-vjeçar, për motive të dobëta;

 

  1. Ç., 41 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen V. P., 28 vjeçe, banuese ne Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa objekte në dyqanin e një 48-vjeçareje.

 

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. I., 22 vjeç, dhe G. I., 26 vjeç, banues në Çiflig, vëllezër, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë Rrugore, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe i kanë kanosur ata, për shkak të detyrës.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 62 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokuroi, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi në fshatin Fratar, automjeti që drejtonte ky shtetas, dyshohet se ka dalë aksidentalisht nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjet, shtetasi F. B., 47 vjeç, i cili është në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-J. Ç., 50 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar xhamin e subjektit në pronësi të vëllait të tij;

-R. H., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij;

-P. Sh., 61 vjeç, banues në Fier, me detyrë shofer/manovrator në një kompani për prodhimin e materialeve të ndërtimit, pasi dyshohet se duke ngarkuar kamionin, është dëmtuar në krah, shoferi, shtetasi A. F., 44 vjeç.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin;

 

-M.D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në tunelin nr 2- “Ura e Vashës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen F.P. 37-vjeçari, pas aksidentit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është kapur nga patrulla e Policisë.

 

Nga ky aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

-Po nga këto shërbime, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.K., 30 vjeç, banues në Burrel, pasi ditën e djeshme në tunelin e Murrizit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte duke u përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi italian F.T. Si pasojë, mbetën të lënduar lehtë pasagjerët që udhëtonin në këto dy automjete.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 45 vjeç, banues në fshatin Stajkë, N. I., 61 vjeç, banues në fshatin Rrashkullaj dhe O. H., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

 

-Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Guerrile”, shtetasi A. G., 54 vjeç, ka humbur jetën, në banesë, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Xh. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin S. I., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për shkaqe aksidentale ka marrë flakë dhe është djegur një automjet i parkuar, në lagjen “9 Tetori”, Delvinë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Parakalimet e gabuara në fokus të punës së Policisë Rrugore.

 

Gjatë 10 ditëve të fundit, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar monitorimet me dron të akseve rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të atyre që kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Si rezultat i monitorimit me dron janë evidentuar 1988 parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masë administrative 3000 lekë të rinj.

 

Gjithashtu, janë evidentuar edhe 367 raste të drejtuesve të mjeteve që kanë qarkulluar kundravajtje në karrexhatë, përfshirë kthesat, rakordimet konvekse ose segmente të tjera me fushëpamje të kufizuar. Për këta shkelës janë marrë masat administrative me gjobë nga 10.000 deri në 12.000 lekë të rinj dhe zbritje prej 10 pikësh nga Leja e Drejtimit.

 

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Tuneli i Murrizit/Informacion paraprak

 

Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T.,  dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.

 

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Gjirokastër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen angleze, K. M., 40 vjeçe, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. M., 63 vjeç, banues në Vlorë.

 

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi R. M., dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia e Shtetit

 

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

 

Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.

 

Kapet në Kukës një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:

 

Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.

 

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

 

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Xh. S., 45 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. K., 29 vjeç, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 36-vjeçar;

-A. H., 47 vjeç dhe I. S., 60 vjeç, pasi për motive të dobta, kanë goditur me grushta njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur verbalisht, një 27-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. S., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-H. S., 38 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-F. F., 35 vjeç, pasi dyshohet se automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Pako 2”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.

 

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga porositësi i pakos me rreth 1.07 kilogramë Cannabis.

 

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në vijim të operacionit policor”Pako 2” , si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin G. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, të trafikuar nga ShBA. Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

 

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Mes”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. B., 39 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe  “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër me dëmtime në pjesën e barkut, shtetasi T. F., 23 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ka sqaruar se është dëmtuar aksidentalisht me një motomjet në fshatin Zogaj. Punohet për sqarimin e rrethanave te rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 35 vjeç, dhe G. Q., 24 vjeç, banues në fshatin Balshaj, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Bajzë dhe patrullën Frontex, duke peshkuar me pajisje me elektricitet, në liqenin e Shkodrës.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. O., 18 vjeç, dhe për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Sarandë, kanë prishur qetësinë publike duke hedhur kapsolla piroteknike të zhurmshme.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetaset M. U., 23 vjeçe, dhe M. H., 21 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori, pasi dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, në banesën e saj në fshatin Kaninë, shtetasja G. A., 43 vjeçe, e cila vuante gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Këlcyrë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. H., rreth 50 vjeç.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

 

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 61- vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Gjirokastër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V. P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare.

 

Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Marinëz, me detyrë ndihmës i kryesondistit në një kompani nënkontraktore për nxjerjen e naftës, pasi dyshohet se gjatë larjes me ujë të sitave të vaskave ka rrëshkitur dhe është dëmtuar punëtori, shtetasi M. M., 36 vjeç.

 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

-shpallën në kërkim shtetasin R. B., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas 57 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. K., 20 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.