DVP Berat, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Berat

Stacioni i Policisë Diaml arrestoi në flagrancë shtetasin T. S., 58 vjeç dhe shpalli në kërkim shtetasin L. S., të dy administratorë të një subjekti (gurore) dhe banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në subjektin e tyre është dëmtuar në dorë, shtetasi P. P., 71 vjeç, banues në Dimal, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. C., 28 vjeç, dhe N. C., 64 vjeç, të dy banues në fshatin Hinkë, Dimal, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.