Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 25 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen T. M., 60 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur çantën e një 39 vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
R. T., 75 vjeçe, e cila dyshohet se i ka dëmtuar disa pemë dekorativë në tokën e tij, një 60-vjeçari;
S. B., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M. 39 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me mjete të forta një 25 vjeçar, për motive të dobëta. 25 vjeçari morri mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e autorit të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. Ç., 30 vjeç, banues në Fshat Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 26-vjeçar, për motive të dobëta. 26-vjeçari, morri mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e autorit, të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.