DVP/DVKM Kukës
Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë për të shmangur masën administrative, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVK Kukës, proceduan penalisht shtetasin A.N, 19 vjec , banues në Kukës për veprën penale “Korrupsioni pasiv i peronave që ushtrojnë funksione publike”, pasi: 19 vjeçari duke drejtuar automjetin është ndaluar nga punonjësit e policisë rrugore për kontroll të dokumentacionit. Për të shmangur masën administrative pasi kishte mungesa në dokumentacion 19 vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu afruar 2000 lekë të rinj. Materialet i kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan shtetasin S.D 53 vjeç , banues Kukës për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Gjithashtu specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Has, proceduan penalisht shtetasit V.K, 32 vjeç, banues në Kukës për veprën penale “Shpërdorimi i tokës” si dhe shtetasit A.K,67 vjeç
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për shtetasen H.S, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, proceduan penalisht shtetasit A.Z, 39 vjeç dhe Xh.L, 44 vjeç, të dy banues në Kosovë , pasi :
Më datë 18.04.2025, rreth orës 21.30, shërbimet e Policisë Kufitare që patrullonin në kufirin e gjelbër SPK Qafë- Prush, Has në brendësi të kufirit te Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin A.Z, duke drejtuar automjetin autobus, të cilit i kishte vendosur targat e një automjeti tjetër dhe shtetasin Xh.L duke drejtuar automjetin autoveturë, me dokumentacion te rregullt te cilët kishin hyrë në brendësi të territorit Republikës së Shqipërisë, nga kufiri i gjelbër, duke ju shmangur kontrollit kufitar dhe doganor.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A.Z, për veprat penale “Kontrabande me mallra të tjerë” dhe “ Kalim i paligjshëm i kufirit”, dhe shtetasit Xh.L për veprën penale “ Kalim i paligjshëm i kufirit”.