Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin G. Gj., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. D., 23 vjeç, banues në Orikum, pasi dyshohet se më datë 15.04.2025 ka vjedhur një shumë parash në një lokal.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin G. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Gjergj Arianiti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.