Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi B. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke punuar në një objekt, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Poliçan, shtetasja gjermane S. H., 38 vjeçe, ndërkohë që eksploronte zonën, me kuaj, bashkë me një grup turistësh, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kali dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.