DRKM Kukës/Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare. Kapen 4 shtetas

DRKM Kukës/Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, për goditjen e krimeve kufitare dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, shërbimet e Policisë Morinë kapën në flagrancë 4 shtetas:

-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin me një automjet të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli;
-2 shtetas turq që tentuan të kalonin kufirin me lëndë narkotike kanabis me vete;
-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia e Krujës.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet procedurale respektive në Prokurorinë e Kukësit, për shtetasit:

D. N., 46 vjeç banues në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, pasi ka tentuar të hyjë në Shqipëri, me një automjet tip “Mercedes Benz” që rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli, në vitin 2021. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. D., 33 vjeç dhe D. T., 30 vjeç, të dy banues në Mal të Zi, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin u paraqitën në hyrje dhe kontrollit fizik ndaj tyre, u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Veprime procedurale për këtë rast u kryen në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës;

Gjithashtu, Policia Kufitare kreu veprimet administrative për V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, që tentoi të kalonte në Kosovë, në mënyrë të parregullt. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariatit i Policisë Krujë, që e kishte shpallur në kërkim shtetasin V. N., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.