Fier – Tentoi të vriste një 30-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari

Fier/Finalizohet një tjetër episod i megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Tentoi të vriste një 30-vjeçar, duke qëlluar me armë zjarri, drejt biznesit (berberhane) ku ai po merrte shërbim, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë.

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, Policia arrestoi bashkëpunëtorin e 33-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, ku në drejtim të një biznesi (berberhane), u qëllua me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. H. (M)., 33 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin E. K., 30 vjeç, ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një biznesi (berberhane), në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari. Nga veprimet e shpejta hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtor për këtë rast ka qenë shtetasi N. M. (M)., 22 vjeç, i cili u arrestua nga Policia, një ditë më parë.

Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi 33-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️