Lezhë – U konfliktuan për motive të dobëta në qytetin e Lezhës dhe plagosi rëndë me mjet prerës 18 vjeçarin, vihet në pranga 21-vjeçari

Lezhë/ U konfliktuan për motive të dobëta në qytetin e Lezhës dhe plagosi rëndë me mjet prerës 18 vjeçarin, vihet në pranga 21 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P, 21 vjeç, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “.

21 vjeçari, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhẽs, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore .

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.