Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive
Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Deluzion”, për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së 32-vjeçares, e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme.Vranë me mjet prerës (thikë), 32-vjeçaren, pas një konflikti për motive të dobëta me të, në vendin ku u gjet trupi i pajetë, identifikohen në kohë rekord, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.Procedohen penalisht 3 shtetase që kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, për moskallëzim të krimit.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e rrethanave të humbjes së jetës së shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, ditën e djeshme, rreth orës 10:35.Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimi, kapja dhe vënia në pranga në kohë rekord, e 2 autorëve të dyshuar të saj.Në vijim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga shtetasit A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare). Gjatë konfliktit, shtetasit A. B. dhe Y. G. kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen L. P., e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset B. S., 28 vjeçe, M. M., 26 vjeçe dhe për 15-vjeçaren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 14”, për goditjen e një tjetër rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.Shpërndante doza kanabisi në Ksamil, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 14”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kurbin-Si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë, konstatohet dhe goditet veprimtaria e kundërligjshme e një tjetër subjekti ekonomik që nxirrte inerte nga lumi Mat.U kap në flagrancë gjatë natës, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e lumit Mat, arrestohet 52-vjeçari.Policia vijon punën për kapjen e pronarit të këtij subjekti ekonomik.Në bashkëpunim me IMT Lezhë sekuestrohen 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.Në vijim të kontrolleve të pandërprera të mbështetura edhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën një tjetër rast të gërryerjes së shtratit të lumit, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve.Për këtë rast, u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator, dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i subjektit që kryente këtë veprimtari të kundërligjshme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në Tiranë.Në bashkëpunim me IMT Lezhë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.Vijon puna për kapjen e 58-vjeçarit.Monitorimi i territorit përreth lumit Mat, vijon.Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Dibër-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Dibër kanë vënë në pranga shtetasit F. K., 44 vjeç, banues në Durrës dhe G. B., 34 vjeç, banues në Maqellarë. Më datë 02.08.2023, në aksin rrugor “Maqellarë-Peshkopi”, automjeti që drejtonte 44-vjeçari, ka përplasur shtetasen Z. M., 47 vjeçe (këmbësore) dhe më pas, 44-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi G. B., drejtues i një automjet tjetër, teksa transportonte shtetasen Z. M., në spital, pasi rastësisht e ka konstatuar të dëmtuarën, në rrugë, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, ka përplasur me automjet, shtetasin B. M., 30 vjeç (këmbësor).Të dy shtetasit e dëmtuar nga aksidentet, marrin asistencë mjekësore, në spital.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 106 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 77 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të krimeve ekonomike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike me shtetas ende të paidentifikuar.
Është evidentuar 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-5 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përndjekja”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë iniciuar hetimet për një shtetas tjetër, pasi dyshohet për elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” (rast i mëparshëm).
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 25 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor – 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 17 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.