Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 26 nëntor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

DVP Vlorë / Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ll., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua se duke hedhur grumbuj mbetjesh, kishte tjetërsuar një sipërfaqe toke, në plazhin e Radhimës.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. V., 51 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori e nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin H. V., 19 vjeç (djali i shtetasit L. V.), pasi gjatë një konflikti me një shtetas, 19-vjeçari e ka kanosur atë me mjet prerës (thikë), ndërsa shtetasi L. V. ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 21 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka goditur me sende të forta dhe i shkaktuar dëmtime, xhaxhait të tij.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier / Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, kapën dhe vunë në pranga shtetasin në kërkim L. H., 58 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. M., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

-Në fshatin Gjuzaj, Lushnjë , u gjet nga familjarët, pa shenja dhune, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. G., 67 vjeç. Nga veprimet hetimore, rezulton se shtetasi H. G. vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Durrës/Informacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Durrës / Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, goditet një rast tjetër i paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare.Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara prej tij, vihet në pranga 61-vjeçari (kambist).Sekuestrohen rreth 2 000 000 lekë të rinj dhe 15 000 euro, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë ligjore, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, konstatuan dhe goditën një rast tjetër të fshehjes së të ardhurave dhe të informalitetit.Si rezultat, u arrestua shtetasi F. M., 61 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 2 000 000 lekë të rinj dhe 15 000 euro, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lezhë- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin K. M., 19 vjeç, banues në Shënkoll dhe për një të mitur 16-vjeçar, banues në Shënkoll, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Shënkoll, kanë qëlluar në ajër, me një pistoletë të dyshuar imitim i zhurmës së armës së zjarrit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 85 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 20 janë arrestuar, 51 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 11 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit, vijon punën intensivisht Policia dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 2 raste, me 10 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të arrestuar.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 13 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të ndaluar, 5 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve, vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu, janë evidentuar: 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë ; 3 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë ; 3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evientuar nga 1 rast i veprave penale: “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë ; “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim ; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë ; “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të ndaluar ; “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të ndaluar dhe “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.